Arsenali e vendosë në shitje Mustafin

Koha e Shkodran Mustafit tek Arsenal po shkon drejt fundit.

Mbrojtësi nga Gostivari nuk është më në planet e trajnerit Mikel Arteta, dhe në fund të sezonit do të largohet.

Sipas të përditshmes britanike “Express”, Arsenal po kërkon dhjetë milionë euro për shërbimet e Mustafit.

E ardhmja e Mustafit mund të jetë në Serie A, ku ka skuadra të interesuara për shërbimet e tij.

Mustafi te Arsenal është transferuar në vitin 2016, nga skuadra e Valencias.

Qendërmbrojtësi 28-vjeçar, në këtë edicion të pezulluar në muajin mars shkaku i përhapjes së pandemisë të koronavirusit, ka regjistruar 18 ndeshje për Arsenalin në të gjitha ndeshjet dhe ka kontribuar me një gol dhe një asistim.