Arsenali drejt historisë

Skuadra e Arsen Wengerit është duke shkëlqyer në vitin 2015 dhe përveç që ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, është futur edhe në garë për titullin e Premier Leagues.

Goli i Ramseyt në fitoren kundër Burnleyt me rezultat minimal 1-0, kishte rëndësi të madhe për Arsenalin, pasi kjo ishte fitorja e 8-të me radhë në Premier League.

Një gjë të tillë Arsenali e kishte bërë vetëm në sezonin 2003-04, atëherë kur ishin të pamposhtur gjatë tërë sezonit.

Nëse Arsenal shënon fitore edhe në ndeshjen e ardhshme, atëherë ky do të ishte një rekord i ri për skuadrën londineze.