Arsenali, 40 milionë euro për yllin e Realit

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është vënë pas mesfushorit spanjoll të Real Madridit, Isco.

Mediat spanjolle njoftojnë se Isco mund të largohet nga mbretërit me të përfunduar ky edicion, teksa destinacioni i tij pritet të jetë Arsenali.

Madje, këta të fundit kanë bërë gati rreth 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e anëtarit të Përfaqësueses së Spanjës.