Arianit Ahmeti konfirmon : I kam 41 nënshkrime për kryetar të FFK-së

Arianit Ahmeti, i cili nga 1 janari I vitit 2017 e mban postin e zëvendësekratit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) e ka konfirmuar ekskluzivisht për Gazetën Express kandidimin e tij për kryetar të FFK-së.

Sipas Ahmetit, Zyra Ligjore e Ministrisë së Sportit sot e ka dhënë sqarimin e saj se FFK-ja duhet të mbajë Kuvend Zgjedhor sepse Kuvendi i vitit 2018, kur ishte zgjedhur Agim Ademi pasues i Fadil Vokrrit të ndjerë, kishte pasur shkelje.

“Zyra Ligjore e MKRS-së e tha fjalën e vet kështu që Kuvendi Zgjedhor i FFK-së duhet të mbahet. I takon sekretarit Eroll Salihu ta ftojë Kuvendin. Ai tashmë po bën shkelje sepse kësaj kryesie mandati i skadon më 15 janar, kurse Kuvendi Zgjedhor duhet të thirret dy muaj më herët”, deklaroi Ahmeti.

“Unë nuk kam kërkuar nënshkrime. Cdo ditë kam shkuar i pari në punë, në FFK, dhe i fundit kam dal nga aty. Eshtë një grup i delegatëve, i klubeve, që e kërkon kandidimin tim. Ata më kanë thënë se i kanë tubuar 41 nënshkrime nga 59 delegatë sa ka FFK-ja. Nëse Eroll Salihu nuk e fton Kuvendin e ftojnë vet delegatët. Kështu që meqë e kam marrë këtë përkrahje nga klubet, nga delegatët, është normale të kandidojë”, u shpreh Ahmeti.

Por, në FFK thonë se mandati i Agim Ademit skadon në vitin 2022 dhe se mandati i tij njihet dhe përkrhet nga UEFA e FIFA.

Gjatë ditës Gazeta Express sjell detaje të rëndësishme nga situata e krijuar në FFK.