ARENA – Analiza me Ramiz Krasniqin, Robert Gjerajn e Mark Milicajn (VIDEO)

Ramiz Krasniqi, Robert Gjeraj (Liria) dhe Mark Milicaj (Feronikeli), ishin të pranishëm në studion e Arenës në Tribuna Channel, të dielën mbrëma.
Në analizën për Superligë, Krasniqi foli për Feronikelin dhe Hajvalinë, derisa Milicaj theksoi se lufta për titull do të përfundojë para kohe, kurse kërcënoi Vushtrrinë para ndeshjes së fundjavës.
Robert Gjeraj kritikoi gjyqtarët për ndeshjen me Drenicën, ku Liria u dëmtua për një pozitë jashtë loje. Ai krahasoi rastin në fjalë me atë të ndeshjes me Feronikelin.