Arda Turan afër transferimit te Basaksehir

Futbollisti turk pritet t’i jep lamtumirën Barcelonës.

Nuk ka më vend te Barcelona për të, dhe Arda Turan nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të gjejë skuadrën e tij të re, ku i garantohet të luajë më shumë.

Mesfushori turk që këtë sezon nuk ka luajtur fare me katalanasit pëlqehet nga Everton, por duket se 30-vjeçari do të zgjedhë të rikthehet në vendlindje.

Istanbul Basaksehir, që njëherësh është kryesuese e Super Ligës në Turqi, është shumë pranë nënshkrimit me mesfushorin e Barcelonës.

Skuadra nga Stambolli synon titullin kampion këtë sezon dhe për këtë i duhet të përforcojë skuadrën me një lojtar si Arda, i cili më herët ishte përfolur se mund të transferohej te Besiktasi.