Arbëria rikthehet te fitorja, mposht Besën e Pejës

Pas katër humbje radhazi, Arbëria më në fund ka rigjetur fitoren.

Skuadra nga Dobraja e Lipjanit ka mposhtur si vendas skuadrën e Besës së Pejës me rezultat 1:0.

Ndeshja u vendos nga një episod interesant, kur portieri Kqiku asistoi te Bilalli (75′), i cili realizoi golin e vetëm të takimit.

Arbëria ngjitet në vendin e gjashtë me 14 pikë, kurse Besa e Pejës vijon të mbetet në vendin e fundit në tabelë (10) me vetëm gjashtë pikë të tubuara.