Alma Nivokazi më e mira në kategorinë e kadeteve në Hendbollin kosovar (FOTO)

K.H.”SHQIPONJA” me plotë meritë mund të themi se është ekipi më i mirë në Kosovë ngase dje dy ekipet e “Shqiponjës “ai i kadeteve dhe i senioreve u shpallën më të mirat në Kosovë, po ashtu lojtaret, Shkurtë Mehmeti dhe Valerina Malaj u zgjodhën ndër 7 më të mirat në Kosovë kurse, me plotë meritë Alma Nivokazi u zgjodh më e mira në Kosovë në kategorinë e kadeteve.

Alma Nivokazi nga klubi Hendbollistik “Shqiponja” u zgjodh më e mira në Kosovë në kategorinë e kadeteve, ku është tregues i qartë se Alma është e ardhmja e hendbollit kosovar.

Kujtojmë, se K.H.”SHQIPONJA “është ekipi më i suksesshëm edhe në garat ndërkombëtare ngase dy herë ishin ndër 16 më të mirat në Evropë në “Challenge Cup”. Për këto rezultate përpos vajzave meritë ka kryesia dhe trajneri Mahmut Sadiku.