Allegri: Vuajtëm por e merituam fitoren

Trajneri i Juventusit është ndarë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij.

Juventusi u kualifikua me shumë vuajtje për në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke nxjerrë jashtë Tottenhamin.

Bardhezinjtë triumfuan 2:1 në Wembley, me dy gola të shënuar në tre minuta, që iu siguruan atyre kalimin tutje.

Ndonëse Tottenhami ishte skuadër shumë më e mirë në fushë përgjatë tërë takimit, vendimtar ishin golat e Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybalas dhe sipas trajnerit të Juves, Massimiliano Allegri, fitorja e ekipit të tij ishte e merituar.

“Dua të komplimentoj skuadrën për mënyrën se si e zhvilloi ndeshjen, duke vuajtur dhe pritur momentin e duhur për të goditur kundërshtarin”, ka thënë ai.

“Ne dimë të vuajmë dhe të shënojmë në momentin e duhur, tipare këto të një skuadre të madhe. E kemi merituar tërësisht kualifikimin”, deklaroi Allegri pas ndeshjes