Allegri: Respekt për Milanin, por e duam Superkupës pasi na mungon në dy vitet e fundit

Milani dhe Juventusi do ta zhvillojnë të mërkurën ndeshjen e Superkupës së Italisë në Jeddah të Arabisë Suadite.

Trajneri i Juventusit, Max Allegri, ka thënë se është një ndeshje e madhe dhe se Milani meriton respekt.

“Sigurisht kjo ndaj Milanit për Superkupën do të jetë një ndeshje e madhe. Do të përpiqemi të çojmë në shtëpi trofeun që na mungon prej dy sezonesh”.

“Për sfidën e së mërkurës do të na duhet të tregojmë shumë kujdes por dhe respekt për atë që kemi arritur deri më tani dhe sigurisht për kundërshtarin që nuk duhet nënvlerësuar”.

Italiani tregoi se nga fillimi do të luajnë lojtarët kryesorë që kanë munguar në ndeshjen e Kupës ndaj Bolognas.

“Do të aktivizoj ndonjë prej lojtarëve që nuk luajtën në sfidën ndaj Bolognas”.

” Jam i lumtur me gjendjen që paraqesin Douglas Costa dhe Bernardeschi që po rikuperojnë tërësisht në asPketin fizik dhe psikologjik”.

“Khedira po rikthehet në formën e tij më të mirë duke na treguar të gjithëve lojtarin e madh që njohim edhe pse në pjesën e parë të sezonit pati disa dëmtime”.

“Nga ana tjetër përballë do të kemi një kundërshtar shumë entuziast pas asaj fitoreje në Kupën e Italisë”.

“Për ta sikundër dhe për ne kjo është një ndalesë shumë e rëndësishme. Një sfidë ndaj dy rivalëve historikë, prandaj jemi të detyruar të japim më të mirën”, ka thënë Allegri.

Ndeshja mes Milanit dhe Juventusit zhvillohet në Arabinë Saduite nga ora 18:30.