Allegri: Me Ronaldon synojmë Championsin

Trajneri i “Zonjës së Vjetër” është shumë i lumtur me blerjen më të re në skuadër.

Cristiano Ronaldo është zyrtarizuar dje nga Juventusi, i cili i pagoi Real Madridit 105 milionë euro për blerjen e portugezit.

Massimiliano Allegri ka folur sot për mediat italiane, ku natyrisht që diskutimi kryesor ishte, Ronaldo.

Trajneri i bardhezinjve vlerësoi blerjen e portugezit, si një hap të madh me të cilin Juve do të synojë të fitojë edhe në Evropë.

“Blerja e Ronaldos mendoj se është shumë e rëndësishme, një hap cilësor për shoqërinë dhe për të gjithë ambientin”.

“Nuk kam folur asnjëherë me Ronaldon, por besoj se do takohemi të hënën, kur të bëhet edhe prezantimi zyrtar”, deklaroi trajneri i Juves.

“Sa i përket triumfit në Ligën e Kampionëve, me blerjen e Ronaldos do të jemi më të vetëdijshëm për forcën tonë në fushë, ku synojmë të triumfojmë, por kjo nuk do të thotë se do të kemi sukses të padiskutueshëm”, theksoi ai.