“All Star”, Messi dhe Ronaldo bashkë

Projektet dhe idetë e UEFA-s nuk kanë të sosur. Së fundmi ky institucion ka hedhur idenë e zhvillimit të një ndeshje e cila do të quhet “All Star”, njësoj me ato që zhvillohen në Amerikë. Sfida do të përfshijë lojtarët më të mirë në botë dhe zhvillimi i kësaj ndeshje do të ketë një efekt pozitiv si për marketingun edhe për kënaqësinë e tifozëve.

Përsa i përket formacioneve, mendohet të jenë në fushë më të mirët e jugut dhe më të mirët e veriut. Në këtë mënyrë nëpërmjet një faqe në internet, tifozët do të kenë mundësinë të votojnë lojtarët e njërit grup, i cili do të përfshijë kampionatet si Premierliga angleze, Bundesliga gjermane, kampionati holandez dhe kampionati rus dhe grupit tjetër në të cilin do të aktivizohen lojtarë të kampionatit francez, kampionatit spanjoll dhe kampionatit italian.

Sfida mendiohet të zhvillohet në vitin 2017, ndërsa përsa i përket formacioneve të mundeshme mendohet të jenë:

Grupi i veriut:

Neuer – Terry, Hummels, Alaba – Robben, Di Maria, Silva, Reus – Sanchez, Aguero, Hazard

Trajner: Mourinho

Grupi i jugut:

Buffon – Danilo, Pique, Th.Silva, Sergio Ramos – Pogba, Koke – Messi, Ronaldo, Neymar – Ibrahimovic

Trajner: Ancelotti