Alex Sandro në Premierligë, çmimi është sensacional

Alex Sandro i Juventusit është objektivi kryesor i Mourinhos që ta marrë në “Olda Trafford” sezonin tjetër duke ofruar për të një shifër super të madhe.

Juventusi zbuloi pak javë më parë se ka arritur marrëveshjen për Darmian dhe rikthimi në Itali i mbrojtësit lidhet me shumë gjasa me largimin e brazilianit.

Alex Sandro ishte në verë shumë pranë Chelsea, por përfshirja e Manchester United trazoi ujrat. Skuadra nga “Old Trafford” i ka ofruar mbrojtësit një pagë prej 165 mijë eurosh në javë, dyfishin e pagës aktuale, pagë të cilën Juve nuk e përballon dot.

Manchester United e vlerëson futbollistin rreth 80 milionë euro, që duke përfshirë Darmianin, mund të shkojë në 50 milionë euro në arkën e Juves.