Alban Meha dëmtohet në stërvitje

Alban Meha do të mungojë të paktën 2 javë për Paderborn-in. Mesfushori shqiptar ka ndjerë dhembje gjatë senacës së djeshme stërvitore. Meha është lënduar në legamentet e brylit dhe ka vendosur krahun në allçi. Këtë lajm e ka konfirmuar drejtori i klubit të Bundesliga 1, Michael Born.

Alban Meha po luan sezonin e katërt te Paderborn-i dhe të parin në kategorinë kryesore të futbollit në Gjermani. Vetëm në këtë kampionat ai ka shënuar 3 gola duke i dhënë pikë të rëndësishme ekipit që po lufton për mbijetesë.