Alarm te Reali, Benzema dëmtohet në stërvitje

Telashe për Realin e Madridit në prag të përballjes me Malagan në Santiago Bernabeu. Në seancën e fundit stërvitore që u zhvillua në Valdebebas, Karik Benzema u largua para kohe nga fusha, i shoqëruar nga fizioterapisti i Realit, pasi e pa të pamundur të mbante ritmin e shokëve. Sulmuesi francez e kishte fashuar gjurin për të provuar nëse mund të ishte i gatshëm për sfidën ndaj andaluzianëve, por dhimbjet e detyruan ta braktiste para kohe stërvitjen.

27-vjecari u dëmua në derbin me Atleticon e Madridit në Vicente Calderon, në sfidën e parë cerekfinale të UEFA Champions por fillimisht u mendua se rikuperimi i tij do të ishte cështje ditësh. Mirëpo faktet tregojnë të kundërtën.

Benzema jo vetëm që nuk mund të jetë gati për takimin me Malagan, por mund të mungojë edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos në Champions.

Ndërsa Gareth Bale, që sikurse Benzema të enjten u stërvit vetëm në palestër, qëdroi gjatë gjithë kohes me grupin, duke lënë të kuptohet që do të jetë i gatshëm për Ancelottin në sfidën e radhës.