Aguero mungon së paku dy javë për shkak të lëndimit në gju

Manchester City nuk do të mund të llogarisë në sulmuesin kryesor të skuadrës.

Lajme jo të mira për Manchester Cityn dhe Kombëtaren e Argjentinës.

Sergio Aguero ka pësuar një lëndim në gju gjatë stërvitjes dhe do të qëndrojë dy javë jashtë fushës së lojës, transmeton KosovaPress.

Informacionin e bëri të ditur vetë lojtari përmes një statusi në rrjetet sociale. Kështu sulmuesi humbet ndeshjet me Stoke City dhe Everton në Premier Ligë.

Gjithashtu 29-vjeçari është në dyshim edhe për aktivizimin në Kombëtaren Argjentinase, që më 23 mars do të sfidojë në një miqësore Italinë në Etihad Stadium.