Agjenti i Lewandowskit kontakton Real Madridin

Agjent i ri i Robert Lewandowski tashmë ka kontaktuar Real Madridin, sipas mediave të huaja.

Sulmuesi polak prej kohësh është i lidhur me kalimin tek “Los Blancos”, raporton KosovaPress.

Agjenti i ish-yllit te Borussia Dortmundit, Pini Zahavi raportohet se tashmë ka nisur negociatat me madrilenët për transferimin e Lewa-s.

Madje, mësohet se kreu i klubit madrilen, Florentino Perez është gati t’ia ofroj Bayern Munich 150 milionë euro për Lewandowskin.