Agjenti: Kjo skuadër është afër transferimit të Skriniar

Real Madrid janë duke e mposhtur Barcelonën në garën për të nënshkruar me mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar, sipas agjentit të lojtarit.

Dy skuadrat spanjolle janë duke kërkuar të përforcojnë mbrojtjen dhe po synojnë transferimin e qendrës sllovake, që po impresionon me paraqitje te Inter.

Skriniar ka tërhequr vëmendjen edhe të Manchester Cityt dhe Manchester United, por Real Madrid dhe Barcelona, duket dy opsionet më të vlefshme.

“Skriniar vlen 100 miliojnë euro”, ka deklaruar agjenti Mithat Halis.

“Real Madrid dhe Barcelona po garojnë për nënshkrimin e tij në dy vitet e fundit”.

“Tani Real Madrid është më afër arritjes së marrëveshjes me Interin, sepse ata e duan dhe kanë nevojë më shumë sesa Barcelona për të”.