Agjenti i Neymar thyen heshtjen, befason me deklaratën

Agjenti i Neymar, Wagner Ribeiro, nuk pret që një marrëveshje të bihet dakord në dritaren e ardhshme të transferimit mes Paris Saint-Germain dhe Barcelonës.

Një rikthim i brazilianit në ‘Camp Nou’ është përfolur që nga transferimi i tij në Francë.

Që kur u finalizua transferimi rekord prej 222 milionë euro në Francë në 2017, anësori i PSG nuk e ka fshehur dëshirën e rikthimit në Spanjë.

“Unë mendoj se Neymar do të qëndrojë në PSG sepse tregu është i ndryshëm”, tha Ribeiro për Fox Sports.

“Bota ekonomike e futbollit do të ndryshojë”.