Agjenti i Giroud: Nuk shkon në Turqi

Sulmuesi i Arsenalit mund të largohet nga Londra në janar.

Olivier Giroud është duke konsideruar ofertat që kanë ardhur në adresë të tij, pasi dëshiron largimin nga Arsenali.

Francezi nuk është më titullar në ekipin e Arsene Wenger, pasi zgjedhja e parë e trajnerit është Alexandre Laccazette.

Për Giroud ka oferta nga Turqia dhe Kina, por sipas agjentit të lojtarit, Michael Manuello, ai nuk është i interesuar për para, por të luajë në një ligë më kompetitive.

“As Turqia e as Kina nuk i interesojnë atij”, ka thënë Manuello për Le Figaro.

“Giroud nuk po mendon të shkojë në një ekip ku mund të fitojë më shumë para”.

“Ai dëgjon, shikon dhe më pas do të vendosë. Nuk është çështja vetëm te largimi nga Arsenali. Duhet të jetë një skuadër e cila do t’i ofrojë atij siguri”, ka theksuar ai.