Agjenda e ditës së parë të Setien si trajner i ri i Barcelonës

Quique Setien sot do të zyrtarizohet si trajner i ri i Barcelonës.

Quique Setien sot do të nënshkruajë kontratën si trajner i ri i Barcelonës.

Klubi katalan ka bërë gati agjendën ditore për strategun e ri, shkruan “Sport.es”.

Nga ora 13:30, Setien do të mbërrijë në zyrat e Barcelonës për të nënshkruar kontratën.

Nga ora 14:00, është paraparë të realizohet një foto sesion në fushën e stadiumit Camp Nou.

Kurse, në ora 14:30 do të bëhet prezantimi i tij para mediave.

Setien emërohet në detyrë si zëvendësues i Ernesto Valverdes.