Ademi: Bashkërisht do ta kalojmë këtë virus

Presidenti i FFK-së ka dalë me një mesazh në rrjetet sociale, përmes së cilit bën thirrje që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, në distancë, në mënyrë që bashkërisht të kalohet koronavirusi

 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka publikuar një mesazh përmes rrjeteve sociale.

Kreu i futbollit kosovar i këshillon të gjithë kosovarët të qëndrojnë në shtëpi dhe në distancë me njëri tjetrin, për të mirën e tyre dhe të tjerëve.

Sipas tij, bashkërisht mund të fitohet edhe kjo betejë, e cila e ka paralizuar futbollin kosovar, por edhe atë botëror.

Ademi thotë se shëndeti është mbi të gjitha, prandaj i fton të gjithë të kontribuojnë në luftimin e koronavirusin.

Më poshtë mund ta shikoni mesazhin e presidentit Ademi: