A është kjo shqiponja më e bukur në botë? (FOTO)

Komentatori i njohur i SuperSportit nga Shqipëria, Dritan Shakohoxha, ishte pjesëmarrës në festën e Sigal Prishtinës në sheshin Zahir Pajaziti.

Shako uroi basketbollistët prishtinas për suksesin e tyre, teksa realizoi një fotografi me Dardan Berishën, yllin e bardhekaltërve.

“Kampioni i Shqiptarisë. Ti na bën krenar Dardan Berisha”, shkroi Shakohoxha në përshkrimin e fotografisë.