350 kilometra me makinë, sot titullar

Të përshkruash me fjalë këtë njeri është vërtet e vështirë. Për vite me radhë na ka bërë krenarë me lojën e tij, ndërsa dita-ditës vazhdon të tregojë se është gati të bëjë gjithcka për këtë fanellë.

Kapiteni i kombëtares shqiptare ka udhëtuar 350 kilometra me makinë për të dëshmuar në Gjykatën e Arbitrazhit. Ai ishte prezent ndryshe nga homologu i tij serb, Branislav Ivanovic flet me videokonferencë nga Anglia.

Cana udhëtuar nga Lioni drejt Lozanës me makinë, ndërsa pas përfundimit të dëshmisë së tij udhëtoi sërish drejt Torinos ku skuadra e Lacios do të përballet me Juventusin. Cana prej dy ditësh nuk është me skuadrën e tij, por pritet të jetë titullar për shkak të mungesave të shumta që ka ekipi i tij.