26 vite nga goli i fundit i Maradonës në fanellën e Argjentinës

Sot 26 vite më parë, Diego Armando Maradona ka shënuar golin e fundit në fanellën e Kombëtares së Argjentinës.

Argjentina nuk arriti të shkonte më shumë se deri në 1/16 e finales së Kupës së Botës të vitit 1994, duke u mundur 3:2 nga Rumania.

Argjentina ndeshjen hapëse në këtë botëror e luante ndaj Greqisë, ku fitoi me rezultat bindës 4:0, pas tre golave të Gabriel Batistutas, dhe një goli të Maradonës.

Një nga lojtarët që konsiderohet në mesin e më të mirëve në histori të futbollit, ndaj Greqisë, që sot numërohen 26 vite, shënonte golin e fundit në fanellën e Argjentinës.

Ky gol u harrua shpejtë, e po ashtu edhe gjitha karriera e tij nuk mori vlerësimin e merituar, me Maradonën që doli pozitiv në testime ndaj disa ilaçeve./Lajmi.net/