177 ditë më pas në Beograd…

Gazetari  Dritan Shakohoxha rikthehet në Beograd. Pikërisht aty, ku më 14 tetor të vitit të kaluar, sytë gjithë shqiptarëve anë e kënd botës, u ngulitën fort tek ekranët e televizorëve, për të ndjekur fatin e 11 bijve të tyre kuqezinj, që u përballën me dinjitet me racizmin e shfrenuar dhe të dhunshëm sërb, duke i bërë të gjithë bashkëkombasit e tyre ndiheshin krenarë që janë shqiptarë. Pikërisht aty, ku lindi edhe idea për himnin e Kombëtares sonë, tashmë i kthyer në hit, “Kuq e zi je edhe ti”. Ishte 14 tetori i saj nate të pambarimtë, ku Xhihani nga studio e Supersportit, do ta pyeste Shakohoxhën se ç’ishte ai flamur mbi qiellin e Beogradit. “Flamuri më i bukur në botë”, do të ishte përgjigjja nga Beogradi…

 

Shakohoxha

177 ditë më pas, kamerat e Supersportit për here të parë, kanë zbritur në stadiumin skandaloz të Partizanit të Beogradit, ku nuk duhej të luhej ndeshja Serbi – Shqipëri. Gazetari Shakohoxha, dëshmitar okular i atyre ngjarjeve dhe transmetuesi i asaj ndeshjeje famëkeqe, risjell për teleshikuesit shqiptarë, hyrjen në stadium, dhomat e zhveshjes së Kombëtares, tribunat, episode të patreguara më parë…

Gazetari Shakohoxha, i shoqëruar nga kolegët Alban Xhihani gazetar i Supersportit dhe Idro Seferi, korrespondent i “Top Channel”, bisedojnë dhe kujtojnë ngjarje bashkë, transmeton sportal.

Shako dhe Idro

Eshtë një reportazh i Supersportit, dy ditë para seancës dëgjimore të delegacionit shqiptar të FSHF-së përpara trupit gjykues të KAS-it në Lozanë, që revokon “dosjen” e Beogradit..