10 lojtarët më të paguar te Barca… prinë dukshëm Leo Messi

Bota e sportit është prekur nga pandemia e koronavirusit.

Shumë sportistë janë infektuar dhe virusi ka ndikuar edhe në të ardhurat e ligave dhe klubeve.

Shumë futbollistë në këtë kohë kanë vendosur t’u dalin në ndihmë skuadrave, duke pranuar uljen e pagave.

Është raportuar se ulje të pagave kanë pranuar edhe lojtarët e Barcelonës, diçka që duhet të konfirmohet në të ardhmen.

Derisa të ndodh ajo, në pjesën e mëposhtme mund t’i shikoni pagat e 10 futbollistëve më të paguar te Barcelona.

Arturo Vidal – 8.5 milionë euro

Ivan Rakitic – 8.5 milionë euro

Gardard Pique – 8.5 milionë euro

Jordi Alba – 8.5 milionë euro

Sergio Busquets – 9 milionë euro

Frenkie de Jong – 10 milionë euro

Ousmane Dembele – 12 milionë euro

Luis Suarez – 16 milionë euro

Antoine Griezmann – 18 milionë euro

Lionel Messi – 40 milionë euro