Real Madrid ka arritur marrëveshje me mesfushorin e PSG’së, Marco Verratti.
Real Madrid është gati që të bëjë blerjen e parë të madhe këtë edicion, pasi ka arritur marrëveshje personale me mesfushorin italian Marco Verratti.
Gazetari italian, Gianluca Di Marzio shkruan se Reali i ka ofruar Verrattit kontratë pesë vjeçare me nga 7 milionë euro në sezon, ndërsa italiani e ka pranuar.
Tani mbetet të arrihet akordi vetëm me PSG’në, skuadër e cila do të përfitoj 50 milionë euro nga shitja e Verrattit, i cili ishte transferuar nga Pescara për 12 milionë euro.