​Polonia mposht Kosovën

Polonia e ka mposhtur me lehtësi sonte Kosovën, në ndeshjen kualifikuese evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019” në basketboll.

Polonia ishte dominuese gjatë gjithë takimit duke fituar me rezultat 90-62.  Çereku i tretë përfundoi me rezultat 74-45, i dyti 48-26 dhe i pari 18-12.

Dardan Berisha ishte realizatori më i mirë i takimit.

Ndeshja u zhvillua në qytetin Wloclawek të Polonisë dhe ishte ndeshja e tretë kualifikuese e Kosovës.

Pas tre ditëve (të hënën), Kosova do të ndeshet me gjigantin tjetër evropian të basketbollit, Lituaninë, që fillon në ora 18:30.