​Pochettino i tërheq vërejtjen Aurierit

Menaxheri i Tottenham, Mauricio Pochettino e ka paralajmëruar transferin e ri, Serge Aurier, që të mos bëjë ndonjë ‘problem’ në Londër.
24-vjeçari u ndëshkua nga PSG, pasi e ofendoi në atë kohë menaxherin e francezëve, Laurent Blanc, dhe pastaj u akuzua për sulm ndaj një polici jashtë një klubi të natës në Paris.Aurier u transferua muajin e kaluar në Tottenham për 23 milionë funta, dhe Pochettino beson se ai ka nxjerrë mësim nga sjelljet në të kaluarën, dhe tani pret që ai të fillojnë një kapitull të ri në jetë. “Unë i besoj atij, mendoj se ai do të japë shumë për skuadrën tonë, dhe do të na ndihmojë për të arritur qëllimet”, ka thënë Pochettino.