​Mourinho e kërkon Ramseyn

Futbollisti uellsian në verë do të largohet nga Arsenali si lojtar i lirë.

Aaron Ramsey nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me Arsenalin për vazhdimin e kontratës e cila i skadon në përfundim të stinorit.

Kësisoj klubi ia ka bërë me dije futbollistit që ai do të largohet gjatë verës.

Interesimi për 27-vjeçarin është shumë i madh dhe së fundmi në garë për të është futur Manchester United.

Daily Express raporton që Jose Mourinho i ka kërkuar drejtorit sportiv të Djajve të Kuq, Ed Woodward të nisë bisedimet me Ramseyn për ta transferuar në Old Trafford.

Portugezi pëlqen shumë karakteristikat e Ramseyt prandaj edhe dëshiron që ta ketë në ekip qysh nga sezoni tjetër./KosovaPress/