​Lozano preferon të luajë në njërën prej këtyre dy skuadrave

Futbollisti i PSV Eindhoven kërkohet nga shumë klube evropiane.

Hirving Lozano po shkëlqen tek PSV dhe kjo ka bërë që interesimi për të rritet shumë.

23-vjeçari ka qenë fantastik edhe në Kampionatin Botëror me kombëtaren e tij Meksikën.

Vetë Lozano i pyetur se ku do të dëshironte të luante në të ardhmen ka thënë: “Më vjen mirë që Manchester United interesohet për mua pasi është njëri prej klubeve të mija të preferuara. Ndërsa në Spanjë e dua Barcelonën”.

Si United ashtu edhe Barça kanë shprehur interesim për futbollistin./