​Formacionet e mundshme Juventus-Barcelona

Mediat spanjolle dhe italiane i kanë bërë të ditura formacionet e Juventusit dhe Barcelonës.
Barcelona do të jetë me formacionin e saj më të mirë kundër Juventusit në finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa Juventus do të ketë një mungesë të madhe.

Giorgio Chiellini është lënduar dhe do të mungoj në finale, ndërsa vendin e tij pritet ta zërë Barzagli.

Pjesa tjetër e skuadrës italiane do të jetë sikurse në gjysmëfinale kundër Realit, ndërsa Barcelona do të ketë në dispozicion krejt skuadrën.

Formacionet e mundshme:

Juventus: Buffon; Lichtsteiner, Bonucci, Barzagli, Evra; Marchisio, Pirlo, Pogba; Vidal; Morata, Tevez.

Barcelona: Ter Stegen; Dani Alves, Piquè, Mascherano, Jordi Alba; Busquets, Iniesta, Rakitic; Messi, Neymar, Suarez.