​Feronikeli mposht Besën, Llapi dhe Gjilani ndajnë pikët

Feronikeli ka shënuar fitore në ndeshjen e xhiros së tretë të Vala Superligës së Kosovës, të zhvilluar sot në Drenas ndaj Besës, ndërsa Llapi ka ndarë pikët me Gjilanin në Podujevë.
Feronikeli u gjend në disavantazh kur Merlaku (54’) shënoi për pejanët, por arriti të rikthente rezultatin me golat e Arifaj (60’) dhe Elshani (80’), për të realizuar fitore prej 2-1, dhe për të arritur në kuotën e shtatë pikëve, pas dy fitoreve dhe një barazimi, në tre ndeshje, ndërsa Besa mbetet në kuotën e tre pikëve.Ndërsa në Podujevë, Llapi nuk arriti të realizonte fitoren e tretë me radhë, duke u ndalur në barazim 1-1, nga Gjilani. Për llapjanët ka shënuar Maksuti (47’), ndërsa për gjilanasit realizoi Haxhimusa (71’). Pas këtij barazimi, Llapi ka grumbulluar shtatë pikë në tre ndeshje, ndërsa Gjilani ka pesë pikë.