Shqip English
Në numrin e ri të Gazetës Tribuna:

Dasmat shqiptare në Zvicër

15:46 / E hënë, 14 Tetor 2013
0

Muaji korrik , ishte koha e nxehtë e pushimeve verore, të cilat mërgimtarët i presin me pa durim për t’u çmallur sa do pak në atdheun e tyre. Është edhe koha e tingujve të dasmave, që të kënaqet shpirti me këngë e valle nëpër dasmat tona shqiptare, të cilat i rastisim kudo në atdhe, por edhe në perëndim, aty ku mërgimtarët tanë jetojnë dhe punojnë. Ishte 2 korriku i këtij viti, një datë shumë e rëndësishme historike kombëtare, Donika dhe Arbeni e kishin caktuar ditën e tyre të martesës dhe ceremoninë e dasmës, që kishin organizuar në Hotelin Grand C a s i n o, në Luzern të Zvicrës.

Këta dy të rinj, janë lindur në Luzern të Zvicrës dhe prindërit e tyre kishin emigruar para 30 vitëve në këtë vend, të cilët u njohën në mes veti si fëmijë të vegjël, duke lozur në një lagje dhe përmes tingujve të ëmbël të gjuhës amnore shoqërohen së bashku, duke mos ditur se fati i tyre do ti përcjellë deri në këto momente të martesës, që të kalojnë së bashku tërë jetën.

Donika dhe Arbeni, pasi kryejnë edhe kualifikohen me një shkollim të lartë në Luzern, njëra të një profili zyrtar dhe tjetri të një profili medicinal, këta dy të rinj edhe punësohen menjëherë, duke u bërë tani të pa varur nga prindërit e tyre, në një mënyrë pak e shumë, barra e prindërve të tyre të bëhej më lehtë, por edhe më stabile. Duke i mos prishur asnjëherë kontaktet shoqërore në mes veti, të cilat ishin shumë të sinqerta, pse edhe të mos vazhdohen, kur në zemrat e tyre lindi edhe dashuria, e cila e forcoi besimin te njëri-tjetri, për të vazhduar një rrugë edhe më të gjatë të jetës.

Dikush thotë se fatin e secilit e përcakton dikush tjetër, por fati caktohet edhe nga vetë njerëzit, të cilët i prijnë fatit të tyre, sepse Perëndia na ka mundësuar të ekzistojmë si njerëz në këtë planet, i cili është i mbushur me të rinj e të reja, të cilët dikur fati i tyre ishte i pa zakontë dhe i pa lakmueshëm, por sot kemi shembuj të mirë dhe të kënaqshëm, siç është edhe rasti i Donikës e Arbenit me shumë të tjerë, që lënë mbresa të pëlqyeshme, dhe kur bëhet fjalë për të rinjtë shqiptarë, mos të themi se ka edhe raste të tjera të pa lakmueshme. Martesa e këtij çifti, është më shumë se një dhuratë e Perëndisë, jo vetëm për çiftet e reja, por edhe për prindërit e tyre, të cilët ndihen të lumtur, sepse këto gjenerata nuk e kanë lehtë të rriten në mes dy vendeve, në mes dy apo më shumë kulturave, të cilët nuk i harrojnë traditat e veta kombëtare, me të cilat e tregojnë identitetin një populli. Së pari, dasma e këtyre dy të rinjve filloi në kishë, aty ku këta dy të rinj ishin krezmuar në të njëjtin vend, kur ishin të vegjël dhe tani kurorëzohen po në këtë kishë, në praninë e të ftuarve dhe në praninë e priftit don Agim Qerkini, misionar katolik shqiptar në Luzern.

Ardhja e nuses

Nusja në kohët e hershme ndër shqiptarë në mënyrën tradicionale në disa vise, sidomos në vendet e malësisë, vinte me një kali, kuptohet në përcjellje të krushqve dhe krushkave, dikur më vonë pas një kohe, nusja vinte me qerre dhe kali, por mos të themi se këto tradita tani nuk ekzistojnë edhe sot, duke vazhduar në këtë mënyrë, e cila lë mbresa të jashtëzakonshme edhe pse tani koha e ka bërë të vetën, me një standard më të favorshëm për njerëzimin.

Në dasmën e Donikës dhe Arbenit, kjo traditë është e pëlqyer, që nusja të vijë me qerre e kali si në traditën e moçme, duke kaluar prej kishe e deri te Restoranti në distancë prej dy-tri kilometrave, nëpër qytetin e bukur të Luzernit, ku në sytë e qytetarëve të huaj dhe të vendit, lënë shumë përshtypje të mira, njëherësh nuk dallon shumë edhe nga dasmat e vendit që bëhen në Zvicër në këtë mënyrë nga vendorët.

Në lokalin e dasmës në Kasino të Luzernit, i cili ishte i mbushur me lule dhe dekorime të natyrës së dasmave shqiptare, dëgjohej muzika dhe vallet tradicionale shqiptare, me këngëtarin e mirënjohur shqiptar Nikollë Nikëprelaj, i cili e shoqëroi dasmën dhe e mbushi me emocione mallëngjyese me këngët e tija të mrekullueshme, deri në orët e mëngjeit.

Një pjesë e rëndësishme e ceremonisë ishin fotot dhe kamerat në natyrë, së bashku me qiftin e ri, ku dasmorët kishin rastin së bashku me qiftin e ri të ekspozojnë buzë liqenit të Luzernit, ku shumica e shqiptarëve organizojnë edhe ceremoni të tjera, për shkak të pamjeve të këtij vendi të bukur dhe turistik. Së bashku dy palë miqtë, mysafirët e Donikës dhe Arbenit, kaluan çaste të bukura, në një dasmë që mund të thuhet se ishte jo vetëm sa për të kaluar një ceremoni të zakontë, por një dasmë që lë mbresa të rralla, duke shkuar hapave e gjurmëve të traditave tona shqiptare, sidomos me veshjet kombëtare, këngët e vallet dhe mbresa të tjera të traditës tonë, që na i lakmojnë dhe të tjerët, ku shqiptarët ku do që janë, po i marrin me vete ritet dhe traditat e veta, duke i përcjellë këto te gjeneratat e reja në mërgim.

Ishte një përjetim dhe kënaqësi me emocione të hareshme të një dasme shqiptare, ku rinia e mrekullueshme jepte përshtypje të ëmbla dhe magjepse, sidomos kur i prinin vallës nusja e dhëndri, të përcjellë me të rinjtë, Domeniku, Donati, Afërdita, Marigona, Kreshniku, Emanuella, Jozefi, Arta, Afrimi, Astriti, Agroni, Vlora, Nikolina, Lindita e tjerë, të cilët të bënin krenar për atë që jemi, duke mos harruar se nga vijmë dhe krenaria e njeriut tregon vet se sa është njeriu i lidhur me atdheun e vet, me gjuhën, kulturën dhe traditat e veta kombëtare, duke pasur parasysh se kjo rini po lind dhe po rritet në një vend tjetër, me traditë dhe kulturë tjetër.

Nuk guxojmë të themi se kjo rini nuk duhet të përshtatet me kulturën dhe traditat e vendit ku jetojnë e veprojnë, apo të mos integrohen në atë vend, por ky rast tregon shembullin e mirë të rinisë shqiptare për kulturën e vet dhe traditat, njëherësh dhe respektimin e një kulture tjetër, siç është edhe ajo zvicerane, gjermane, amerikane apo një kulture tjetër perëndimore, me ç`rast në këtë ceremoni kishte plot shokë dhe shoqe të nacionaliteteve të ndryshme, shoqëri të kësaj rinie, të cilët vallëzonin në traditat e veta, por pse jo edhe valle shqiptare.

Shqiptarët e diasporës dhe ruajtja e traditave

Shqiptarët nga diaspora janë ata që kanë kontribuar në ruajtjen e traditave kombëtare. Ruajtja e traditave nuk është vetëm se këndohet, apo vallëzohet shqip, por ka edhe shumë mënyra të tjera, të cilat e kanë stimuluar dhe interpretuar pa ndalur identitetin e një populli dhe kulturën e tij, pa marrë parasysh se ku gjinden, apo në çfarë rrethanash jetojnë. Për fat të mirë, shumica e shqiptarëve ku jetojnë në diasporë, kanë pasur fat të takojnë popuj me kulturë të mirëfilltë dhe të gjerë njerëzore, siç është Gjermania, Zvicra, Austria, Belgjika, Norvegjia, SHBA, e tjera, të cilave duhet tu jemi mirënjohës, sepse nuk kanë lënë anash respektimin e kulturave të popujve tjerë, duke u lënë vend e hapësirë edhe të tjerëve, në këtë rast edhe shqiptarëve, që të shprehin vullnetin dhe kulturën e tyre, ku jetojnë dhe punojnë.

Ruajtja e traditave tona është edhe kur fëmijët tanë, që lindin në perëndim apo jashtë atdheut të vet, përveç integrimit në vendin ku jetojnë, flasin në familje shqip dhe mësojnë të organizuar në ndonjë shkollë shqipe, duke mësuar historinë dhe kulturën kombëtare. Prandaj, sot në hapësirën mbarë shqiptare, brenda dhe jashtë atdheut, ndodhin me qindra dhe mija dasma shqiptare, ku në të gjitha këto dasma shqiptare shpaloset arti dhe kultura e jonë kombëtare. Në këto ceremoni bashkohen shqiptarët, ku i bashkon kënga, gëzimi dhe harmonia, por edhe dashuria për atdheun, ku dashuria dhe mungesa ndaj tij është shumë e madhe.(albinfo.ch) 

Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 16 Prill 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda