Shqip English
Në numrin e ri të Gazetës Tribuna:

Suspendohet polici Taku

14:54 / E hënë, 23 Shtator 2013
3

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka suspenduar policin i cili shkaktoj javën e kaluar aksidentin fatal në Peran të Podujevës, ku për pasojë kishin humbur jetën dy persona.

“Më 19.09.2013, rreth orës 16:30 ishte raportuar për një aksident trafiku në mes të një veture zyrtare të PK-së të llojit Toyota në të cilën ndodheshin tre punonjës të Policisë së Kosovës dhe një veture civile të llojit Volksëagen në të cilën ndodheshin katër meshkuj dhe një femër.
Aksidenti është raportuar të ketë ndodhur në një rrugë në fshatin Peran të Podujevës ku si pasojë e lëndimeve të rënda trupore nga ky aksident dy viktima meshkuj të cilët gjendeshin në veturën civile kanë ndërruar jetë kurse tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si dhe tre punonjësit e PK-së nga vetura zyrtare”, thuhet në njoftimin e IPK.

Bazuar në autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), hetuesit nga departamenti i hetimeve të IPK-së menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar edhe me gjyqtarin e procedurës paraprake dhe prokurorin kujdestar të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes.

“Pasi që ka përfunduar këqyrja e vendit të ngjarjes, hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës në koordinim edhe me Prokurorin përgjegjës kanë ndërmarrë edhe një sërë masash duke përfshirë edhe intervistimin e disa dëshmitarëve okular me qëllim të vërtetimit sa më të plotë dhe të saktë të gjendjes faktike lidhur me këtë aksident. Në kuadër të zbatimit të hetimit penal, me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, drejtuesi i veturës zyrtare të Policisë së Kosovës, i përfshirë në këtë aksident trafiku, është suspenduar fillimisht për 48 orë e sot (23.09.2013) me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës të njëjtit i është vazhduar masa e suspendimit deri në një vendim tjetër”, njofton IPK.  

  • Artan

    18:15 / E enjte, 20 Mars 2014
    o ky osht i vetmi sen qe vjen prej Zotit e qe o pa qellim,kerkush nuk don me dal me myt veten apo me shkatrru veten.Krejt jemi nrrug edhe krejtve mujn na ndodhin ksi lloj raste mos paragjykoni leni te tjeret te shikojne drejtesin
  • isa

    19:35 / E hënë, 23 Shtator 2013
    Pajtohem plotsisht me z afrimin
  • afrimi

    16:11 / E hënë, 23 Shtator 2013
    po qysh spo ju vjen marre me e suspendue nje vrases po ate duhet me e denue me vite te tera ai nuk e ka te paren her ket rast e nderuar isp i keni dosjet e tina shiqoni se kur e ka mbyt femiun ne sekiraq nje polic i till nuk i nevojitet kti shteti te mjere me respekt
Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 25 Tetor 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda