Shqip English

Nis punën Këshilli ndërministror për luftimin e etheve hemorragjike

14:53 / E hënë, 29 Korrik 2013
0

Ethet hemorragjike në Kosovë nuk do të trajtohen më vetëm si problem shëndetësor. Nga sot me këtë çështje do të merret Këshilli i veçantë ndërministror, ku janë të përfshirë shumica e faktorëve që duhet të bartin përgjegjësinë për luftimin e etheve hemorragjike.

Ndonëse këtë vit Ministria e Shëndetësisë ka ndarë më shumë mjete financiare për të luftuar ethet hemorragjike, sërish janë regjistruar raste me fatalitet. Por, në luftën kundër etheve hemorragjike, nuk do të jetë më vetëm Ministria e Shëndetësisë.

Drejtori për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti tha se këshilli kryesohet nga ministri Agani derisa në përbërje përfshihen edhe shumë ministri të tjera.

”Ndërsa në përbërje të Këshillit do të ketë edhe anëtarë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, QKUK dhe disa ministri siç është Ministria e Bujqësisë ajo e Mjedisit, e Punëve të Brendshme, e Financave, Administrimi i Pushtetit Lokal, Ministria për Forcën e Sigurisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Të gjitha këto subjekte do të jenë të përfaqësuara në këtë Këshill, qëllimi i të cilit është sigurimi i mbikëqyrjes dhe monitorimit të vazhduar të implementimit të Planit të strategjisë së etheve hemorragjike në Kosovë 2013-2016”, tha Hoti.

Mënyra e re e trajtimit të etheve hemorragjike pritet të ndikojë në përmirësimin e situatës, tha Hoti, raporton RTK.

Ndryshe, zyrtarja për informim në QKUK, Mirlinda Qyqalla tha se Klinika Infektive ka sasi të mjaftueshme të barnave për trajtimin e të prekurve nga ethet hemorragjike.

“Gjendja e furnizimit me barna në Klinikën Infektive është e mirë dhe në sasi të mjaftueshme, pra, me tableta ribavirinë dhe ampulla ribavirinë për rastet e dyshuara me ethe hemorragjike”, tha Qyqalla.

Të dhënat e Institutit Kombëtar për Shëndet Publik për këtë vit përkatësisht deri në javën e shkuar, flasin për 4 mijë e 298 pickime, 22 prej tyre të konfirmuara me virusin infektues dhe 7 raste të cilat fatkeqësisht përfunduan me vdekje.
 

Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 22 Gusht 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda