Shqip English
Në numrin e ri të Gazetës Tribuna:

Aksion i madh policor në Maqedoni, 17 të arrestuar

13:25 / E hënë, 24 Qershor 2013
0

Të paktën 17 persona është numri i të arrestuarve në kuadër të aksionit policor kundër një rrjeti të kontrabandës me cigare.

Bëhet fjalë për një strukturë personash e shtrirë në më shumë qytete, nga Tetova e deri në Strumicë.

Në mesin e të arrestuarve thuhet të jetë edhe një pjesëtar i Policisë Kufitare, ndërsa tre të dyshuar rezultojnë të pakapshëm për organet e rendit.

Sipas informacioneve paraprake, të dyshuarit janë të përfshirë prej 2-3 vitesh në një rrjet kontrabandimi të cigareve.

Mediat shkruajnë se në skemën e kontrabandës janë përfshirë grupe kriminale nga Shqipëria dhe Kosova, të cilat kanë furnizuar me cigare të dyshuarit e arrestuar në vendin tonë.

Nga viti 2010, mendohet të kenë hyrë ilegalisht në vendin tonë disa tonë cigare, të cilat janë magazinuar më pas në Shkup si dhe në afërsi të kufirit me Bullgarinë.

Të gjithë të arrestuarit do të paraqiten ditën e sotme përpara Gjykatësit Hetues.

Më shumë informacione pritet të japë gjatë ditës Ministria e Punëve të Brendshme.
 

Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 21 Tetor 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda