Shqip English

Gjykata zvicerane vendos: Vajza shqiptare ka të drejtë për pasaportë

13:26 / E martë, 18 Qershor 2013
0

Ajo që e ka vënë Violeta Hysenin në fokus të medieve zvicerane ka qenë një vendim që ditë më parë e ka sjellë Gjykata Federale e Zvicrës në favor të saj

Mbi tavolinë gjenden tre pasaporta: një pasaportë kosovare, një serbe dhe një zvicerane. E para, me ngjyrë të kuqe të mbyllët, e dyta, e kaltër dhe e treta e kaltër e çelur. Cilën pasaportë e do ti? E pyet Minire Hyseni të bijën. Gishti i Violetës ngrihet lart pastaj ndalon te pasaporta e Zvicrës dhe asaj i qeshet fytyra.

Violeta është një vajzë 20 vjeçare, mendërisht e hendikepuar ajo merret vesh me të tjerët përmes gjuhës së shenjave dhe përmes një kompjuteri special.

Ajo që e ka vënë Violetën në fokus të medieve zvicerane ka qenë një vendim që ditë më parë e ka sjellë Gjykata Federale e Zvicrës në favor të saj. Violeta Hyseni me ndihmën e prindërve të saj kishte bërë kërkesën për të marrë shtetësinë e Zvicrës. Kërkesa i ishte hedhur poshtë nga komuna e saj, Amriswil në kantoninThurgau me arsyetimin se bartësja e kërkesës, nga shkaku i prapambetjes së saj mentale nuk është në gjendje të kuptojë rëndësinë e pasaportës zvicerane. Por, ankesa e bërë në Gjykatën Federale i ka dhënë të drejtë asaj. Gjykata më e lartë e Zvicrës e ka quajtur diskriminues vendimin e komunës që të mos i japë vajzës pasaportën me arsyetimin e gjendjes së saj mentale. Kështu, autoritetet kompetente me vendimin e Gjykatës Federale janë detyruar që ta rishqyrtojnë kërkesën e Violetës.

“Ndodh tepër rrallë që personat me të meta mentale të bëjnë kërkesë për të marrë shtetësinë”, thotë Martin Salvisberg, kryetar i komunës së Amriswilit. Gjatë dhjetë viteve të qëndrimit të tij në këtë post kjo ka ndodhur vetëm një herë. Kjo ka qenë në korrik të vitit 2009 dhe bëhet fjalë për kërkesën e Violetës. Këshilli i qytetit e kishte hedhur poshtë atë. Ishte qëndrimi i tij se nuk ka qenë vullneti i vetë Violetës për tu bërë shtetase zvicerane.

“Kjo më ka zemëruar shumë”, thotë Minire Hyseni, e ëma. Një grua me temperament. Ajo thotë se e bija mund të shprehet me vështirësi por ajo i kupton të gjitha, si në gjuhën shqipe edhe në atë gjermane, në dialekt. Ajo e di saktësisht se çfarë dëshiron. Pastaj Minirja tregon se si Violeta është lutur që edhe ajo të ketë pasaportën e Zvicrës. Veçanërisht keq është ndjerë ajo pasi vëllai Valdeti para dy vitesh e kishte fituar atë. “Përse unë jo?” ka pyetur vazhdimisht Violeta.

“Zvicra është atdheu i saj” thotë Bajram Hyseni, i ati. Një burrë i qetë, i arsyeshëm. Ai me gruan nuk kanë bërë asnjëherë kërkesë për të marrë shtetësinë e Zvicrës. Vlerësojnë se shanset e tyre janë të këqija për shkak ë njohjes së pamjaftueshme të gjuhës, shkruan "St. galler Tagblatt". .

Violeta ka qenë pesë vjeçe kur familja e saj kishte ardhur në Zvicër. Ajo është e lindur në Prishtinë, si më e vogla nga katër djem e vajza. Kur një infermiere kishte dashur ta pastronte atë si foshnje ajo ishte përplasur me kokë në një derë metali. Ky është burimi i sëmundjes së Violetës, i kanë thënë familjes në spital. ¨”Violeta është kështu si është”, thotë i ati. Dhe, Zvicra është një shans në jetën e saj ndërsa në Kosovë ajo do të pësonte. Ajo punon në një punëtori për persona me të meta në Ekkarthof në Leengwil. Violeta e do punën e saj. Ka mësuar të end qilima dhe këtë e tregon me shenja duarsh.

Qytetarët me të drejtë vote të Amriswilit kishin miratuar vendimin e këshillit të qytetit, duke e hedhur poshtë me shumicë dërmuese kërkesën e Violetës. Prindërit e saj pastaj patën bërë ankesë në nivel kantoni dhe kishin fituar të drejtë. Por komuna Amriswil kishte çuar rastin më tutje, deri në Gjykatën Federale. “Ne duam siguri juridike”, thotë Salvisberg. Por ai pothuajse ka parashikuar se do të humbte. Në asamblenë e ardhshme komunale në dhjetor do të shqyrtohet sërish kërkesa e Violetës. Kësaj radhe Këshilli i Qytetit i rekomandon asamblesë që ta miratojë atë. Konkretisht, pasaporta zvicerane nuk do të dyshojë asgjë për Violetën dhe familjen e saj. Ajo edhe tash merr pensionin e invaliditetit dhe, me lejen e saj të qëndrimit ajo mund të udhëtojë pa pengesa.

Por prindërit e saj merakosen se çka d të bëhet me Violetën kur ata nuk do të mund të kujdesen më për të. Kështu ndodh me të gjithë prindërit”, thotë babai. Pasaporta zvicerane do të jetë një sigurim plotësues i qëndrimit të vajzës në Zvicër.

Por shefi i zyrës për migracion në kantonin e Thurgaut, Camillus Guhl thotë se ajo nuk ka pasur arse të frikësohej për ecjen e saj të qëndrimit. “Gjendja e hendikepuar në të drejtën e migracionit parimisht nuk mund të jetë shkak për heqjen e lejes së qëndrimit.

Ndërkaq, i gjithë kontesti juridik i ka kushtuar mjaft para familjes. 5000 franga ka kushtuar vetëm avokatja. Por Hysenët do të paguanin edhe më shumë. Sepse ata nuk e kishin hallin e parave, thotë Minire Hyseni. “Me rëndësi është qe Violeta duhet të jetë e lumtur”. 

Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 30 Gusht 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda