Shqip English
Në numrin e ri të Gazetës Tribuna:

Dy të vdekur në aksidente në Durrës e Kukës

20:22 / E premte, 31 Maj 2013
0

Humbin jetën dy persona si pasojë e aksidenteve që ndodhën dje në Durrës dhe në Kukës. Policia e Durrësit bëri të ditur se arrestoi Arbër Doganin, 24 vjeç. Duke drejtuar autoveturën e tij “Ford” me targë AA 089 AH, në afërsi të Urës së Dajlanit ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një motoçikletë pa targa që drejtohej nga Erblin Jashari, 21 vjeç, banues në Durrës.

Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen drejtuesi i motoçikletës. Në Kukës, një 60-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të shënuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Ngjarja ndodhi në Lagjen Nr. 2 të qytetit, ndërkohë që Policia bëri me dije se viktima është Nustret Tafhasi, transmeton panorama. 

Nga hetimet paraprake mësohet se 60-vjeçari po kalonte rrugën kur papritur është përplasur nga automjeti që drejtohej nga Bujar Bilali, i shpallur tashmë në kërkim.  

Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 17 Prill 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda