Shqip English
Në numrin e ri të Gazetës Tribuna:

Marsi shtrenjton ushqimet

18:44 / E hënë, 08 Prill 2013
0

Shqiptarët shpenzuan më shumë për mallrat e shportës gjatë muajit mars pasi çmimet e ushqimeve, kryesisht frutave dhe zarzavateve u rritën. Sipas institutit kombëtar, INSTAT inflacioni në mars arriti në 2.4 %, transmeton albeu.

"Indeksi i grupit "Ushqime dhe pije joalkoolike" shënoi një rritje prej 1.2 për qind. Rritja më e madhe prej 5.4 për qind vërehet në nëngrupin "fruta".Këtu mund të përmendim rritjen e çmimit të manderinave me 18.9 për qind, dardhëve me 11.5 për qind, portokallëve me 8.2 për qind, kivit me 4.6 për qind, etj. Çmimet në nëngrupin "zarzavate përfshirë patatet" shënuan një rritje prej 4.1 për qind. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimit të sallatës jeshile me 35.0 për qind, karotës me 28.9 për qind,lulelakrës me 25.2 për qind,domateve me 11.5 për qind, si edhe uljen e çmimeve të trangujve me 15.4 për qind, spinaqit me 12.2 për qind, patëllxhaneve me 9.1 për qind, etj", tha Irena Lumi, INSTAT.
 

Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 2 Gusht 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda