Shqip English

Buxheti i zorit

08:12 / E premte, 01 Nëntor 2013
0

Nga: Zekirja Shabani

Të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar, të enjten quan dorën dhe i thanë po projektbuxhetit për vitin 2014. Ata u pajtuan që të hyrat buxhetore do të jenë 1 miliard e 458 milionë euro, ndërsa shpenzimet 1 miliard e 590 milionë euro. Por, para vetes duket se nuk patën asnjë tabelë që tregon se kush sa do të shpenzojë. “As ministri i financave që është sponsorues i këtij projektligji, nuk e di saktësisht se si do të duket buxheti i vitit të ardhshëm”, tregon një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës, në kushte anonimiteti.

Të enjten ishte dita e fundit kur ekzekutivi do të duhej ta thoshte fjalën e vet se sa para do të kenë në dispozicion agjencitë buxhetore e sa do të jenë të obliguara ato të mbledhin për arkën e shtetit. Përveç kësaj sipas ligjit 31 tetori është afati i fundit kur buxheti duhet ti dorëzohet Kuvendit të Kosovës për miratim.

“Krejt problemi është te vendimi për PTK-në dhe pagat. Po mundohen të fusin në kuadër të buxhetit edhe vendimin për shitjen e PTK-së dhe janë duke i bërë ende kalkulimet për pagat që kanë premtuar”, thotë ky zyrtar. Kjo duket të jetë arsyeja që ende nuk është bërë publik projekt-buxheti as për media. Arsyetimi i ministrisë së Financave për mos publikimin e tij ka qenë se buxheti ende nuk është i gatshëm për arsye teknike, pasi duhet të kaloj fazën e korrigjimit gjuhësor...(më gjerësisht në gazetën Tribuna).
 

Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 16 Prill 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda