Shqip English
Në numrin e ri të Gazetës Tribuna:

Papunësia mbetet problemi kryesor i të rinjëve

12:10 / E hënë, 14 Tetor 2013
0

Hulumtimi i fundit tregon se të rinjët në Kosovë ballafaqohen me problemet në fushën e ekonomisë, shëndetësisë dhe shkurtimet e shpeshta të ujit.

Gjetjet e hulumtimit që ka të bëjë me kënaqshmërinë e të rinjëve me shërbimet publike dhe perceptimin e tyre përkitazi me problemet më të cilat ballafaqohen ata do të prezantohen sot në konferencën për media që do të mbahet në Kolegjin “Pjetër Budi” në Prishtinë.

Ndër gjetjet e hulumtimit, del se tre problemet kryesore me të cilat ballafaqohet rinia janë problemet nga fusha e ekonomisë, sidomos varfëria e papunësia. Problemi i dytë me radhë është shëndetësia ndërkohë që më pas renditen shkurtimet e shpeshta të ujit.

Në anketën e zhvilluar me 348 të rinjë prishtinas, rinia e tha mendimin e saj edhe për shkallën e kënaqshmërisë me shërbimet publike që i ofrohen, por edhe atë përkitazi me përfaqësimin e prezencën e të rinjëve në subjekte politike dhe në institucionet qendrore e lokale të Kosovës.
 

Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 18 Prill 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda