Shqip English

Kërkohet vendosja e shkallëve emergjente në ndërtesa

14:31 / E diel, 25 Gusht 2013
0
Ilustrim

Ndërtimet publike dhe private në vendin tonë, fare pak i plotësojnë kriteret e ndërtimit për raste evakuimi apo emergjencash. Me ligjin në fuqi çdo ndërtesë mbi katër katëshe është e obliguar që t’i ketë shkallët emergjente në raste të emergjencave të ndryshme e sidomos zjarrit. Ndërkaq, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti zjarrfikësit kanë intervenuar në 502 raste të zjarreve. Asdren Osaj, zëdhënës i Komunës së Prishtinës tha për Radio Kosovën, se shkallët emergjente nëpër ndërtesa janë të obliguara me ligj.

Mungesa e shkallëve të emergjencës po shqetëson gjithnjë e më shumë banorët e ndërtesave të larta. Ata thonë se janë të frikësuar se çka mund të ndodhë në rast të shpërthimit të ndonjë zjarri në objektet ku banojnë.

Asdren Osaj zëdhënës i Komunës së Prishtinës, thotë se ligji obligon secilin ndërtues që t’i vendos shkallët emergjente.

E në mungesë të shkallëve të emergjencës, edhe zjarrfikësit e kanë të vështirë të bëjnë punën e tyre. Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Latif Zeka, thotë për Radio Kosovën se ndërtimet pa kritere dhe mungesa e shkallëve emergjente, hapësirave për parking dhe rrugët e ngushta pengojnë edhe intervenimin me kohë të zjarrfikësve dhe evitimin e rrezikut për sigurinë e qytetarëve.

Zeka flet edhe për raste konkrete si është rasti i zjarrit në një rrugë prapa Sllovenia Sportit ku kamioni i zjarrfikësve nuk ka mundur t’i ofrohet ndërtesës as 100 metra.

Sidoqoftë këtë vit sipas statistikave të zjarrfikësve fatmirësisht nuk ka pasur viktima në njerëz .Ndërkaq, vendosja e shkallëve të emergjencës sipas zyrtarëve është obligim, materialet e përdorura per dyert antizjarr, apo edhe materialet me te cilat ndërtohen rrokaqiejt anë e kënd Kosovës duhet te parashikojnë edhe momentet kur ka zjarr, apo kur ka emergjenca publike.(RTK) 

Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 31 Tetor 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda