Shqip English
Në numrin e ri të Gazetës Tribuna:

Paga minimale në Shqipëri, diferencë e thellë me nivelin e BE

18:52 / E premte, 02 Gusht 2013
0

Pagat minimale në Shqipëri kanë diferenca të jashtëzakonshme me pagat e së njëjtës kategori në BE. Sipas të dhënave të fundit të Eurostatit, përsa u përket pagave minimale, Shqipëria qëndron afërsisht në nivelin e Bullgarisë, e cila e ka këtë pagë 22.1 mijë lekë, ndërkohë që ne e kemi 22 mijë lekë.

Më pas vjen Rumania, me një nivel page minimale 24.8 mijë lekë, kurse pas saj Letonia, me 40 mijë lekë.

Në kategorinë e parë të vendeve me paga minimale të ulëta janë 11 shtete, dhe në këtë grup mbyllja është me një pagë minimale 400 euro.

Diferenca bëhet akoma më e thellë me vendet e klasifikuara në në grupin e dytë. E para që nis këtë grup është Portugalia, me një pagë minimale prej 566 eurosh dhe e fundit është Sllovenia, me një pagë minimale 784 euro.

Grupi i tretë është edhe ai me pagat minimale më të larta, ku rekordin e mban Luksemburgu, me 1874 euro, ndërkohë që vende të tjera të kësaj kategorie janë Belgjika, me 1502 euro dhe Franca me 1430 euro.
 

Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 29 Korrik 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda