Shqip English

"6 ditë pa Ermalin" me Mamaqin (Video)

20:17 / E martë, 18 Shkurt 2014
0

Ermal Mamaqi vjen me programin e ri "6 ditë pa Ermalin" i cili ësht pak a shume një talk-show nate, ndoshta më i realizuari apo përshtatja më e mirë e programeve të këtij lloji në vend.

Nata e parë e "6 ditë pa Ermalin" fatkeqësisht filloi me justifikimin se sigla e emisionit nuk është kopje por një parodi. Kjo ishte aq e nevojshme sa dhe efektet teknike të të qeshurave në sfond.

Kritika mbi këngën e kënduar në varrimin e Vaçe Zelës ishte mese e gjetur, por ish diçka që u komentua gjatë në rrjetet shoqërore dhe pak e vonuar, megjithëse nuk mund ta mohosh se pjesa me Luan Zhegun ishte e gjetur.

Dukej se ishte hera e parë që Elvana Gjata u ndie e rehatshme në një intervistë dhe për këtë kudo Ermalit, sepse kjo ishte dhe pika më e fortë e programit.

Dueti ishte ide e bukur, por teksti pa efekt humori dhe ajo lista e 10 gjërave që nuk duhet të bëni për Shën Valentinin e pakuptimtë. Ermali është më shumë se kaq, thjesht duhet të punoj pak më shumë në sjelljen e batutave etj.

Për të pasur një ide, mjafton ti hidhni një sy seksionit të lajmeve në "Saturday Night Live".



 

Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 23 Korrik 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda