Shqip English
Në numrin e ri të Gazetës Tribuna:

Piktura erotike në zyrën e Sali Berishës (Foto)

19:07 / E diel, 03 Nëntor 2013
0

Në takimin më të fundit me gazetarët, në zyrën e re të Sali Berishës, u vërejt një pikturë. E nënshkruar “Don Pedro”, punimi vaj në kanavacë, ka një sfond të kuq në të roztë, me elementë të florinjtë, me forma të çrregullta gjeometrike. Në qendër të pikturës me përmasa 1 metër, është një njollë e zezë, që në pamje të parë duket një kafshëz pa gjymtyrë.

Me një vështrim të shpejtë, në fakt duket si flamuri kuq e zi dhe një shqiponjë e masakruar. Ashtu e shikon edhe një vizitor në profilin e Berishës në Facebook, që i shkruan në 23 tetor: “Të gjitha i shpjegon ajo shqiponja që ke në mure ashtu e shkatërrove në të vërtetë ja ke prerë kokë e këmbë”. Në fakt nuk është shqiponjë. 

Të paktën sipas deklarimeve të autorit të ndjerë. Ai e krijoi këtë pikturë, duke ia kushtuar të dashurës së tij shqiptare, një vajze të re, që punonte në hotelin, ku autori, një shtetas i huaj, rreth 60 vjeç, ishte drejtor menaxhimi.

Personi në fjalë, përveç menaxhimit, kishte hobi edhe pikturën dhe i frymëzuar nga lidhja erotike me shqiptaren, pikturoi eshte atë, duke simbolizuar në njollën e zezë, asmë pak dhe as më shumë, vaginën e saj.

Këtë ai e deklaronte në çdo takim me vizitorët e hotelit, ku ai kishte ekspozuar krijimet e veta, derisa ditën kur u gjet i vdekur mëse 8 vite më parë, në vaskën e hotelit që drejtonte por ndërsa kjo dhe piktura të tjera të krijuara nga ish-drejtori i huaj prej vitesh ishin ekspozuar në hotel, është mister fakti se si ka përfunduar kjo pikturë në zyrën e ishkryeministrit Berisha në kullën përballë RTVSH-së.

Na ndiqni në Aksident në Rrugën e Kombit, 3 viktima Kamionxhiu në Facebook, godet 5 automjete, vret një polic (VIDEO)Rusia i ofron Shqipërisë 2 milion dollarë për shkatërrimin e armëve sirianePo, e tepruam pak!

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
 

Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 25 Korrik 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda