Shqip English

Disenjatorja shqiptaro-turke, si Nënë Tereza

08:39 / E hënë, 25 Mars 2013
1

Nga: Edona Zeqiri

‘Gecjan fashion Group’ organizoi për herë të pestë javën e modës në Kosovë, por këtë herë më ndryshe. “Kosova International Fashion Week”, kështu quhet tani java e modës më e madhja në rajon e cila do të mbetet traditë. Mysafirë të shumtë kishin përcjellë këtë javë që nga ditët e para kur filloi më 20-21 mars në qendrën tregtare “Mentori Center Ferizaj”, duke vazhduar deri të dielën në ‘Sheshin 21’ në Prishtinë.

Është hera e parë që Kosova ka javë të modës ndërkombëtare. E veçanta e kësaj jave dhe e natës së fundit është ardhja e disenjatores me famë botërore dhe me origjinë shqiptare nga Turqia, Fevziye Camer. “Jam shumë e lumtur që kam ardhur në Kosovë për javën e modës. Këtu kam takuar shumë disejnerë të cilët kanë qenë shumë të ngrohtë”, ka thënë Camer. Ajo gjithashtu ka treguar se është e interesuar të hapë një magazinë në Kosovë.

“Nëse do të kem shëndet, do të vijë edhe gjatë viteve të ardhshme për ‘Fashion Week’, dhe dua ta hapë një magazinë në Kosovë, një vend ku do të punojë mirë, të bëjë të mira, siç ka bërë Nënë Tereza. Dua të vijë nga Turqia për të ndihmuar kosovarët. Kur jam në Kosovë ndiej veten sikur kam lindur dhe nuk mërzitem asnjëherë”, ka deklaruar Camer.

(Më gjerësisht sot në gazetën Tribuna)
 

  • bURIMI

    08:41 / E hënë, 25 Mars 2013
    Ne dallim nga 'Nena" tereze kjo paska ardhe ne Kosove!
Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 21 Tetor 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda