Shqip English

Armina Mevlani, e dashura e re e Shkëlzen Berishës

13:42 / E martë, 11 Qershor 2013
0

Dy ditë më parë, gazeta “Shekulli” publikoi një lajm ku hidhte dritë mbi jetën e re të ishnuses së djalit të Kryeministrit Sali Berisha në Suedi, Sadijes. Tashmë nuk ka asnjë dyshim që Shkëlzeni është ndarë nga bashkëshortja e tij më të cilën ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Por kush është vajza që ka zëvendësuar Sadijen?

E gjithë Tirana duket sikur e di dhe e ka të qartë emrin dhe fytyrën e bukuroshes më të cilën Shkëlzeni ka ndërtuar një lidhje. Identiteti i saj nuk ka dalë asnjëherë në media, lidhur me këtë çështje. Ne u interesuam me tej duke e kontaktuar vajzën të cilës i kishim dëgjuar emrin për të pyetur më shumë për këtë histori. Ajo është një figurë e njohur e ekranit, por edhe e botës së modës. Emri i saj është Armina Mevlani.

E pyetur nëse është ajo vajza më të cilën shoqërohet Shkëlzen Berisha, Mevlani pohon: “Nuk dua ta komentoi këtë situatë dhe kam qëndruar larg medieve për këtë çështje” . E pyetur përsëri nëse e mohon lidhjen me djalin Kryeministrit, ajo thotë: “Jo jo, unë nuk e mohoj, por thjesht nuk dua të flasë ta komentoj për momentin. Nuk di çfarë t’ju them!

Kjo është e gjitha çka mund të shprehem”. Më këto fjalë e shpjegon Armina gjithë thashethemnajën që qarkullon për një lidhje të mundshme të sajën me djalin e Kryeministrit. Ajo që kuptuam nga bashkëbisedimi me të është se 22-vjeçarja nuk do që të flasë për këtë lidhje dhe për jetën e saj private duke dashur të qëndrojë indiferente ndaj këtij interesimi. “Dua të distancohem dhe nuk dua të falas për këtë gjë”- e mbyll ajo kontaktin me gazetën “Shekulli”.

Mevlani dhe Berisha janë parë shpeshherë bashkë në kryeqytet, por edhe në aeroporte, duke udhëtuar për jashtë vendit, por kjo lidhje është mbajtur e fshehtë. Nga ana e të dyve nuk është dashur që të bihet në sy, për këtë arsye ata kanë qenë të kujdesshëm në daljet e tyre në publik. Po kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Shkëlzen Berishës?

Ajo ka pak më shumë se katër vite që është një figurë e njohur për të gjithë. Mevlani është kurorëzuar si më e bukura e Shqipërisë në vitin 2009. Ajo ishte 18 vjeç kur rrëmbeu kurorën e “Miss Albania 2009”. Shumë shpejt u bë e njohur në rrethet mediatike jo vetëm për faktin që se ishte miss, por edhe sepseajo sot mban postin e drejtoreshës në një revistë të përmuajshme. Armina ishte vetëm 19 vjeç kur lindi “Harmony”. Dhe këtë vend ia propozuan pikërisht asaj, në ato kohë ajo ishte në vitin e parë të fakultetit dhe studionte filozofi, tashmë e diplomuar.

Ajo është vajzë e gazetarit Arben Mevlani dhe koreografes dhe instruktores Mimoza Mevlani. Së fundmi, në CV-në e Arminës është shtuar dhe një rresht me rëndësi që mban emrin “Kënga Magjike” të cilin e prezantoi fundvitin e shkuar me Olta Gixharin në krah të Ardit Gjebresë. Megjithatë sot ajo është rritur, më shumë profesionalisht se sa me vite dhe Arminën duhet ta mbani mend jo vetëm si një vajzë të bukur të ekranit, por edhe si drejtoreshën e një reviste.

Duhet thënë që Armina nuk është nga ato vajza që mbeten vetëm të bukura, ajo është e përkushtuar, por sigurisht dhe e kujdesshme për të qenë kur duhet edhe joshës. Mevlani është një ndër vajzat më të bukura në Shqipëri, por ajo nuk kënaqet me kaq. Do përpiqemi që në ditët në vazhdim të kemi më shumë detaje rreth historisë së dashurisë mes Shkëlzenit dhe Arminës. Sot, ajo të paktën nuk e mohon...

Bukuria ska kuptim pa intelekt

Më herët në intervistat e dhëna për ‘Shekullin” në lidhje me bukurinë ajo është shprehur: “Për mua e bukura është e domosdoshme, por nuk quaj të bukur thjesht pamjen fizike, pasi ajo rrëzohet shpejt, nëse mungon karakteri, zgjuarsia, kultura, mënyra e të folurit, por edhe stili.

Kompleksi i të gjitha këtyre quhet e bukur… mund të duket e paarritshme, por unë thjesht them që është e rrallë. Nga ana tjetër pamja është mjaftueshmërisht e rëndësishme, sidomos tek një femër dhe sidomos, nëse ke të bësh me ekranin. Mua më ka ndihmuar, por nuk është e mjaftueshme".

Partnerja e re e Shkëlzenit, një vit më e vogël se binjakët e Sadijes

45-vjeçarja Sadije Berisha, ka të dy fëmijët binjakë, Muradi dhe Muradije, një vit më të mëdhenj, se mosha e partneres së re të Shkëlzen Berisha, fryt i një martese të mëparshme në SHBA. Ndërsa dy fëmijët e tjerë, Medina dhe Lajdoni, fryt i lidhjes mes tyre dhe që të gjithë bashkë jetojnë prej disa muajsh në rrethinat e kryeqytetit të Suedisë, Stokholm.

Dyshimet e para për kthimin e Sadije Berishës dhe fëmijëve të saj në Suedi lindën pak muaj më parë, pas mungesëssë gjatë të saj në publik, ku nuk kishte munguar të dilte në prani të bashkëshortit, Shkëlzen apo vjehrrës, Liri Berisha. Në foton e publikuar nga kryeministri Berisha në profilin e vet në Facebook, me rastin e vitit të ri ndodheshin të gjithë pjesëtarët e familjes përveç Sadijes, ndërsa zyra e shtypit e kryeministrit tha se “ajo po bënte foton”!!!.

Largimi i saj u dha peshë fjalëve se marrëdhënia mes saj dhe djalit të kryeministrit ishte në krizë, pas një lidhjeje të re që Shkëlzeni kishte nisur prej disa kohësh dhe që u konfirmua dje nga 22-vjeçarja që është tani në krah të Shkëlzenit.(shekulli)


  

 

Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 25 Korrik 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda