Shqip English
Në numrin e ri të Gazetës Tribuna:

Ilir: S’më ka lënë Rike pa gjumë

19:07 / E diel, 02 Qershor 2013
0

“Nënkampioni” i këtij edicioni, Iliri rrëfeu zënkën me Elonën dhe “situatën” e krijuar me Riken. “As unë nuk e kam sjellë Elonën në finale, as ajo mua. Kanë ndodhur disa gjëra rrugës, por shpresojmë të zgjidhen. Deri diku nuk janë zgjidhur sepse ka qenë edhe Rike në mes që deri diku…”

“Jam tip që kam buzëqeshur gjatë gjithë jetës. Në finale për mua me atë arrogancën time, për mua unë jam fituesi dhe e përjetoja si një fitore, pavarësisht se kush fitonte. Kam disa synime në jetën time që mendoj se edhe me një vend të dytë do arrij të dal atje ku dua unë, por gjithmonë me buzeqeshje. Ky ka qenë një nga mesazhet që unë kam dashur të përcjell, buzëqeshja”, ka thënë Iliri.

Kurse për Riken Iliri tha se pati një lëkundje të asaj që ai e quajti shoqëri. “Ishte një situatë që unë i kisha dhënë një vlerë shumë të madhe emocionale. Unë jam njeri që kam probleme në besimin e njerëzve të tjerë. S’më ka lënë Rike pa gjumë, ishte e gjithë situata që ka ndodhur mes meje, Elonës dhe Rikes”.
 

Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 1 Nëntor 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda